• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16-vjeçarja nga Tirana njihet në “Snapchat” me një djalë dhe ikën nga shtëpia pasi e merr vesh babai (Historia)

by Ardit Rada
25/08/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ruaji sa të duash fëmijët, hiqua telefonin, mos i lejo të dalin orar pa orar, ata do ta gjejnë një mundësi për të vepruar si ua shkrep koka.

Një 16-vjeçare me banim në rrugën “Siri Kodra” “humbi” për më tepër se 12 orë, pas grindjes me të atin G. R për sjelljet e të bijës në internet. Vajza u “spiunua” nga e ëma tek e cila ishte rrëfyer se kishte njohur një djalë në internet dhe kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me të.

Sipas burimeve të gazetës Si, adoleshentes familja i kishte premtuar që do t’i blinte telefon sapo të mbushte moshën. Por e mitura e kishte gjetur një zgjidhje. Me telefonin e mamasë hapi snapchat në qershor 2020. Derisa në njërën prej këtyre ditëve dikush i shkroi “çkemi, a ke dëshirë të flasim?”.

Ky çast ishte emocionues për 16-vjeçaren që ka nisur komunikimet me “princin” në krahun tjetër. Sekreti ka zgjatur vetëm dy muaj, pasi e ëma ka rënë në gjurmë dhe është treguar aq “tolerante” sa e ka dëgjuar deri në fund dashurinë e vajzës që i tha “mezi pres të mbaroj shkollën e të mbush moshën, e dua I. .”

Bëhet me dije sipas burimeve të gazetës Si se kur G. R. ka mësuar për historinë i ka bërtitur të bijës, aq sa ajo e ka sfiduar “do iki që tani të jetoj me të” dhe ka dalë nga shtëpia. Pasi prindërit e kanë kërkuar për orë të tëra, është përfshirë edhe policia që e gjeti 16-vjeçaren tek një e njohura e familjes.

Por është kërkuar më tej identiteti i djalit. Ai është banor në një fshat të Burrelit që kur u pyet nga policia deklaroi “nuk e dija që jam dashuruar dhe që po flisja me një vajzë nga Tirana.

Nuk kemi folur asnjëherë për martesë jam vetëm 18 vjeç”. Nga ana e saj vajza thotë “ika nga shtëpia për të mërzitur babin, ai nisi të hetonte dhe i kishte thënë vëllait që të takonte djalin me të cilin flisja dhe ta njihte çfarë ishte”.

/e.rr

Next Post
Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset një person/ Emri

Po dërgonte një të sëmurë në spital, makina del nga rruga dhe aksidenton pronaren e një pike karburanti (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In