Konsideroni fjalën “karizmatik”. Nëse ndokush më quan “karizmatik”, unë do të isha tepër i kënaqur (dhe i befasuar njëkohësisht). Por, nëse unë e quaj vetveten karizmatik, ju do të mendoni se jam një budalla krenar – dhe keni të drejtë. Po ju paraqesim 10 fjalët që janë të mrekullueshme nëse të tjerët ju përshkruajnë, por që ju nuk duhet ti përdorni për ta përshkruar veten tuaj.
- Zemërgjerë
Zemërgjerësia nuk duhet të përmendet, ajo kultivohet. Lërini njerëzit tjerë të ju përshkruajnë si të tillë – kjo është forma më e lartë e lavdërimit. Njerëzit zemërgjerë nuk bëjnë bujë duke përmendur të mirat, ata vetëm japin nga vetja pa limit. Këta nuk e konsiderojnv veten zemërmirë sepse gjithmonë mendojnë se kanë ende për të dhënë më shumë.
- Modest (i thjeshtë)
Më pëlqen të mendoj se jam modest. Mirëpo personat që janë me të vërtetë të tillë nuk japin rast ta lavdërojnë veten, modestia është një virtyt që shihet, nuk ka nevojë të përshkruhet.
- Vetë-disiplinuar
Çdo person shumë i fokusuar pranon se lufton për të qëndruar i disiplinuar. Përse? Është shumë vështirë për të qëndruar në rrugën e duhur. Është vështirë të mos i tejkaloni limitet. Pra, këtë e bëni rregullisht për të përmirësuar veten dhe është vërtetë vështirë ta mbani këtë barrë mbi supe. Ju duhet ti rrezistoni tundimit me ditë dhe javë të tëra deri sa të krijoni një discipline për veten.
Kjo është arsyeja pse njerëzit e disiplinuar nuk duhet ta përshkruajnë veten si të tillë sepse ata përpiqen shumë për të qëndruar si të tillë dhe e dinë se kjo është një sfidë që duhet të plotësohet çdo ditë.
- I apasionuar
Pasioni asnjëherë nuk duhet të përmëndet apo tregohet me fjalë, ai duhet të shfaqet. Ruani pasionin pvr personi tuaj të dashur, ky person me të vërtetë e meriton atë.
- Mendjemprehtë
Edhe kjo fjalë nuk duhet të përshkruhet nga ju, mendjemprehtësia tregohet me vepra dhe nuk ka nevojë që të përmendet nga ju.
- I ndjeshëm
Empatia është aftësia për të kuptuar dhe ndarë ndjenjat e të tjerëve. Kjo është gjë shumë e mirë, por pothuajse e pavlefshme nëse nuk bëni diçka për këto ndjenja të përbashkëta: të ofroni mbështetje, ndihmë, të ofroni udhëzime, të ofroni dashuri dhe mirëkuptim. Ndjenja e empatisë është shumë e mirë, por ajo që ju bëni me atë ndjenjë, paraqet ndryshim për jetën e tjetrit.
- I patrembur
Çdo njeri ka frikë. Guximi nuk është mungesa e frikës. Guximi bën atë që keni nevojë ta bëni edhe përkundër frikës. Pra, mos thoni se jeni i patrembur. Nuk jeni. Trim? Ndoshta, në rrethana të caktuara. I guximshëm? Kështu ka mundësi. Por i patrembur? Ju lutem.
- I ndershëm (i çiltër)
Llogaritni veten sa të doni si të ndershëm, por njerëzit do të vlerësojnë ndershmërinë apo çiltërsinë tuaj nga ajo që ju veproni dhe thuani, e jo nga fjalët si e quani veten si të tillë.
- I adaptueshëm
Asnjëherë mos e mbivlerësoni veten duke u llogaritur si adaptues apo që përshtateni me lehtësi. Secili njeri nga natyra është i bërë që ti përshtatet rrethanave që i jepen, andaj nuk ka nevojë për këtë.
- I pavarur
Vetë-mbështetja është një gjë e mirë. Aftësia për tu kujdesur për veten pa ndihmën apo asistencën e të tjerëve, është një gjë e mirë. Por, shumica e njerëzve e përshkruajnë veten si të pavarur, si një mënyrë për tu mbuluar nga ekipi i tmerrshëm i lojtarëve, ose duke mos ditur si të përcjell të tjerët apo justifikime tjera. femra.net/