Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka shanse të bëhet partizan i listave të mbyllura deri në 30 për qind dhe Edi Rama të bëhet partizan i listave plotësisht të hapura, ndërkohë që në Shtator do të nis puna që ndryshimet kushtetuese të reflektohen në Kodin Zgjedhor.
Aleatët e vegjël që kanë qenë besnik me PD duket se po e shtyjnë në këtë rrugë, për ti shpëtuar zhdukjes së tyre nga LSI.
Agron Duka një aleatë i vjetër i Lulzim Bashës po i kërkon Edi Ramës të nis puna me ndryshimet në Kodin zgjedhor, sa më shpejt të jetë e mundur. Dash Shehi gjithashtu. Arsyeja nuk është se ata nuk kanë kohë të përgatiten për zgjedhje, por nuk kanë kohë të vendosin se çdo bëjnë me LSI dhe heshtjen me të cilën Meta kaloi këto ndryshime.
Skema më e fort e opozitës është të bëj një koalicion të madh paralektora, ku të futen në një listë kandidatë nga gjithë partitë.
Kjo skemë do lidership të fort që ta negocioj.
Lulzim Basha vështirë se ja del me këtë mision. Mosbesimi i madh që kanë aleatët rreth tij dhe raportet specifike të LSI me PD në këtë listë, mund ti mbajnë larg aleatët e shtatë viteve të fundit të PD, që presin të jenë në listë.
Në mënyrë paradoksale, ata janë të asgjesuar nga listat e hapura, pasi shpresa e tyre ka qenë futja në zgjedhje me lista të mbyllura dhe renditja në listën fituese nga Basha. Tani Basha mund ti fus në listë, por nëse listat do të jenë të hapura, ata nuk janë më deputetë.
Për këtë arsye Agron Duka kkkron një vendim të shpejt të Ramës për këtë çështje, pasi gënjeshtra e re e Lulzim Bashës për ta, është 30 për qindëshi i listës të jetë i mbyllur. Vetëm kështu ata mund të jenë të qetë nëse Basha i ngrin emrat e tyre në pjesën fituese. Në të kundërt ata mbeten jashtë parlamentit.
Pra paradoksi i këtyre ndryshimeve kushtetuese, është që Bashës po i duhet të pranojë kërkesat e Ramës për të përfituar për vete dhe për të mbajtur në lojë aleatët, ndërsa Ramës paradoksalisht do ti duhet të plotësoj kërkesat e rreme të Bashës për lista të hapura, duke kënaqur në fakt partitë e vogla të opozitës parlamentare që janë armiq të Bashës.
Tani Basha ose do pranojë të ndaj gjysmën e listave për aleatët duke demotivuar PD, ose duhet ti mbaj atë afër duke u bërë ai partizan i 30 për qindshit të mbyllur të listave. Kështu është kur nis beteja për të gënjyer të tjerët dhe në fund gënjen veten.