Të dhënat e siguruara nga Gazeta “Shqip” si dhe një seri deklaratash të eksponentëve socialistë, kane zbuluar kompani farmaceutike të lidhura me ish Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili. Ky i fundit vazhdimisht poston statuse në rrjetet sociale, kundër korrupsionit qeveritar dhe mënyrën sesi tenderohen fondet publike.Por ndërkohë vetë Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tendera kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi. Partia Socialiste kur ishte në opozitë deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së Ministrit.
Sipas thesarit të shtetit, vetëm gjatë vitit 2010 kompania “Megapharma Shpk” pati përfituar 9 milionë euro në tenderë publikë në fushën e shëndetësisë, ku Ministër ishte kushëriri i tij, Petrit Vasili. Ky ishte një konflikt i hapur interesi, pasi nëpërmjet lidhjeve nepotike, dyshohej se po eleminoheshin dhjetra kompani që garonin në tendera. Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2012, ku vijonte si Ministër Vasili, kushëriri i tij Luçi (Rasim Hamzaraj) përthithi edhe 4 milionë euro nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Këtë lidhje nepotike korruptive, e denoncoi disa herë deputeti Eduard Shalsi.
“Në vitin 2009 kompania Megapharm, e cila për hir të së vërtetës operon prej vitesh në tregun e ilaçeve, ka fituar një numër tenderësh, shuma e të cilave arrin në shifrën prej 1 000 000 euro,” ka deklaruar Shalsi në 15 nëntor 2010.
“Ajo që e komplikon pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë është se po kjo kompani përgjatë vitit 2010 dhe vetëm deri në korrik, ka fituar tenderë jo me në shifra të ngjashme por e dini sa? 9 000 000 euro. Po po plot 9 000 000 euro“ shtoi ai.
Edhe ish deputeti socialist Eltar Deda, gjatë një interpelance në parlament në Korrik 2010, përmendi lidhjen Vasili-Hamzaraj. “Unë mund t’ju them se “Megapharm” është një kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, i cili është vetë i familjes suaj dhe drejt kësaj kompanie dhe drejt këtij distributori janë adresuar të gjitha tenderët dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive,” kas deklaruar Deda, sipas faqes zyrtare te Partisë Socialiste.I njëjti trend përfitimesh të fondeve publike, vijoi edhe gjatë bashkëqeverisës PS-LSI, ku Petrit Vasili mbante postin e anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar gjate vitit 2016, nje auditim përformance mbi prokurimet publike te kryera gjate vititeve 2014-2015 në ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e saj te varësisë.
Sipas raportit mbi kontrollin e KLSH, kompania “Megapharma Shpk” rezulton të ketë marrë mbi 60% të kontratave prej këtyre prokurimeve.Duke verifikuar kohën e kryerjes së këtyre prokurimeve rezulton se ajo përputhet, madje paraprihet gjithnjë me qendrime të ashpra e deri bllokuese të Petrit Vasilit si kryetar i grupit parlamentar i LSI por në rolin e anëtarit te komisionit te Shëndetësise në Kuvend.Kur i rikthehesh zhvillimeve të fundit, pyetja që ngrihet është nëse qytetarët duhet të vijojnë e t’i besojnë politikanëve si Petrit Vasili, i cili interesin vetjak dhe familjar e ka vënë përpara atij publik?! Gazeta Shqip