Por, këto shpenzime kryheshin pavarësisht se i njëjti nuk kishte të ardhura.
Si rrjedhojë në fund të Korrikut ai ju drejtua autoriteteve për mbyllje të biznesit.
Hasani tregon se ndihma e shtetit prej 170 euro për punëtor dhe 50 për qind e qeras për vetëm dy muaj pandemi nuk e ndihmuar ta shpëtoj nga mbyllja.
Si rrjedhojë, 7 punëtor 3 prej të cilëve burim të ekzistencës e kishin pagën e kopshtit mbetën pa punë.
Përveç këtij biznesi, në Kosovë deri tani janë mbyllur 355 biznese si pasojë e pandemisë, duke lënë pa punë 600 punëtorë.
Nga data 13 mars e deri më 18 gusht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës janë aprovuar 355 kërkesa për mbyllje të bizneseve, prej tyre 324 biznese individuale, 25 me përgjegjësi të kufizuara, 4 degë e shoqërisë së huaj dhe 2 ortakëri e përgjithshme. Të gjitha këto biznese të deklaruar tek autoritetet kishin 600 punëtorë.
Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura ishin sallonet e floktarisë, aktivitete juridike, transporte rrugore dhe i mallrave, tregti me pakicë e të tjera.
Me gjithë thirrjet e vazhdueshme, Qeveria Hoti nuk ka arritur të siguroj votat e mjaftueshme për miratimin e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike në vlerë të afër 400 milionë eurove.
Top Channel