Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arritjen e marrëveshjes historike midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për qeverinë në Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama e ka konsideruar një ditë të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Reagimi i Ramës:
Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj🇲🇰🤝🇦🇱Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë
/e.rr