Një serfist në Australi ka shpëtuar gruan e tij, e cila u sulmua nga peshkaqeni, duke u hedhur nga tavolina e serfit dhe duke goditur me grushte grabitqarin, në mënyrë që të lironte gruan e tij.
35-vjeçarja Chantelle Doyle këtë të premte, u sulmua teksa po bënte serf bashkë me të shoqin, Mark Rapley, në brigjet e Shelly Beach, në Port Macquarie, në New South Wales.
Gjesti kurajoz i burrit, i cili ju afrua vrullshëm peshkaqenit rreth tre metra të gjatë, bëri që të shpëtojë gruan.
Por pavarësisht se peshkaqeni e la, Doyle pësoi dëmtime të shumta në njërën këmbë.
Aktualisht ajo po kurohet në spitalin e Newcastle, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
/a.r