Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se 12 juristë të rinj shqiptarë po punojnë për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura.
Ambasada përmes një njoftimin në rrjete sociale se në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi Drejtësi për të Gjithë i USAID-it ka përfshirë 12 të rinjtë.
Postimi i plotë i Ambasadës:
Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi Drejtësi për të Gjithë i USAID-it ka përfshirë me sukses 12 juristë të aftë e të rinj shqiptarë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP).
Të dymbëdhjetë punojnë tashmë në gjykatë dhe aktualisht janë përqendruar në krijimin e një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës.
Ky inventar do të jetë baza për kategorizimin e çështjeve në grupe, të cilat mund të trajtohen më pas në një mënyrë më të efektshme dhe efikase nga këshilltarët ligjorë dhe gjyqtarët e gjykatës.
USAID-i dhe gjykata ndajnë mes tyre përgjegjësinë për të siguruar që këta nëpunës të kenë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për të qenë të efektshëm.
Gjatë kësaj periudhe të vitit me ritme më të ngadalta, gjykata e ka përshtatur kalendarin e pushimeve të punonjësve të saj për të mundësuar praninë e nëpunësve NUNÇP, ndërsa Projekti Drejtësi për të Gjithë ka ofruar mjete të tilla, si: laptopë dhe artikuj zyre.
Gjithashtu, Projekti Drejtësi për të Gjithë ka ofruar mjete të mbrojtjes personale për të gjithë gjykatën dhe nëpunësit, për të siguruar kështu një mjedis të sigurt pune. Ky është një bashkëpunim shumë i mirë, në interes të aksesit në drejtësi dhe një shërbimi më të mirë për qytetarët e Shqipërisë.
/e.rr