Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm ka lënë në terr disa qytete të Kosovës. Koorporata Energjetike kosovare njoftoi se, kjo situatë ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm dëmesh në të gjithë territorin.
“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar dhe janë në vazhdimësi në terren, duke i riparuar dëmet, por forcat e natyrës po bëjnë të vetën, duke shkaktuar prishje të vazhdueshme”, thuhet në një njoftim për media të KEDS-it.
Rajonet më të prekura mbeten Dukagjini, përkatësisht Peja dhe Gjakova, ku ka edhe shtylla të thyera. Dëme të theksuara ka edhe në rajonet e Prishtinës, Mitrovicës dhe Prizrenit.
Sipas KEDS-it, të gjitha ekipet e mundshme janë në terren, duke u përballur në vazhdimësi me kushtet atmosferike, e do të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në riparimin e plotë të dëmeve.
/ Top Channel