Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij ka dalë se është i infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vet zëvëndëskryeministri Driton Selmanaj përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se pas testimit ka rezultuar pozitiv dhe ndodhej në izolim.
“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, shkruan Selmanaj.
Ai thotë se do të përpiqet që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.
g.kosovari