• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha pas takimit me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit: PD do përfaqësohet në zgjedhje nga elita e saj politike

by Java News
04/08/2020 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit në ditën e parë të punës të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë, thotë se i ka shprehur anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, “vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare”.

Sipas Bashës, me modelin e përzgjedhjes së kandidaturave, me programin dhe angazhimin, “motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha theskon se “PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike”.

basha mustafaj ruli marku nishani

“Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.

Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin.

Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qëndror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.

basha ruli marku mustafaj

Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik. #ditëmëtëmira”, shkruan Basha.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

November 26, 2026
Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

November 26, 2026
Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

November 26, 2026
Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

November 26, 2026
Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

November 26, 2026
Kushner s’kursen superlativat për Putinin: Mjeshtër i politikës dhe figurë historike

Kushner s’kursen superlativat për Putinin: Mjeshtër i politikës dhe figurë historike

November 26, 2026
Balla i kujton Berishës aferën e CEZ: I kushtoi shtetit 414 milionë euro dëm!

Berisha sulmon Ballën: “Taulant Bego Yarsi” është i implikuar në porositje vrasjesh, vendin e ka në qeli!

November 26, 2026
LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

November 26, 2026
Dallgë deri në 7 ballë, pezullohen tragetet Vlorë-Brindisi, ndalohet lundrimi edhe në Durrës

Dallgë deri në 7 ballë, pezullohen tragetet Vlorë-Brindisi, ndalohet lundrimi edhe në Durrës

November 26, 2026
Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In