Qershori, muaji i parë kur u hap ekonomia pas një mbylljeje gati tremujore, ka shënuar një tendencë pozitive në drejtim të kreditimit nga sistemi bankar.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se stoku i kredisë për ekonominë, në fund të muajit qershor arriti në gati 590 miliardë lekë ose në 4.7 miliardë euro.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i kredisë në këtë muaj rezulton me një rritje prej 1.3% në raport me muajin e mëparshëm.
Ndërsa me bazë vjetore, huadhënia për ekonominë është zgjeruar me 6.6%.
/a.r