Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për autorin e vrasjes së Florian Lamçës mbrëmjen e kaluar në Elbasan, Sokol Sanxhaktarin i cili është dhe dhëndër i ish- kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Raportohet se Sanxhaktari rezulton i dehur në masën 0.7 gl/l por po i bëhen dhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qenë ose jo nën efektin edhe të narkotikëve.
Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ia ka sjellë një goditje në kokë që nga një këmbë karrigeje që i ka shkatuar çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.
Prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar në Gjykatë masën arrest me burg për Sanxhaktarin.
/a.r