Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën plenare, të parën e një serie maratonë që do të mbyllet me hapjen e listave në 30 korrik dhe ndryshimet kushtetuese, sipas asaj që deklaroi vete kryeministri Rama, në godinën qeveritare kanë zbarkuar këtë paradite ambasadorja e SHBA-së dhe ambasadori i BE-së.
Ambasadorja amerkikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca i janë drejtuar paradites së sotme kryeministrisë për të zhvilluar një takim më kryeministrin Rama.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi i cili po zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën plenare e cila po diskuton lidhur me raportin e Komisionit Hetimor që do të shpëtojë Presidentin Ilir Meta nga shkarkimi.
Takimi i amabsadoëve me kryeministrin e vendit Edi Rama vjen në një moment delikat të zhvillimeve politike në vend ndërkohë që Rama dhe opozita parlamentare janë pro ndryshimeve kushtetuese dhe listave të hapura por kjo gjë kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare.
g.kosovari