• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ti mezi merrje frymë, por…”/ Biseda e fundit me mësuesin që humbi betejën me COVID: Çdo fjalë për ty s’është…

by Java News
27/07/2020 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazjon Rusi është 39-vjeçari i cili humbi betejën me Covid-19 mbrëmjen e të dielës në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ai ishte mësues i matematikës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe prej ditësh ndodhej i shtruar në gjëndje shume të rëndë, i intubuar.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.

Në një postim të gjatë në profilin e tij në rrjetet sociale, imami Muhamed Sytari, tregon telefonatën e fundit me të.

“Gjatë këtyre ditëve je përherë e më shumë në hatrin tim, sepse lëngata e jote na ka përfshirë të gjithëve në një vorbull reflektimesh e heshtjeje meditative mbi jetën, besimin, sprovat, miqësinë, vllazninë pa hile e me shumë dedikim zemre (si ajo, që përherë ke rrezatuar dhe vazhdon të na dëshmosh), përkushtimin në familje, atë me amanetin e familjeve shkodrane në Medresenë tonë, me xhematin, me krejt ata që të njohin, e që patjetër do të më miratojnë me një lëvizje koke plot dashamirësi, që përkthehet në një lutje të sinqertë për ty!”, shkruan ai.

REAGIMI I PLOTE

I dashtun Gazjon..!
(çdo fjalë e mirë për ty, nuk është kurrë e tepërt…)

Herën e kaluar, kur para pak ditësh folëm, ti mezi merrje frymë, megjithatë njerzilleku jot dominoi mbi realitetin… Edhe në atë telefonatë, mirësia e jote e natyrshme qëndroi mbi sprovën tënde; nuk e lejoi të dilte mbi virtytin tënd..!

Ishe i njëjti, si përherë! Ashtu si të njoha që para shumë e shumë vitesh në xhaminë e Tophanës, në aktivitetet e panumërta, përgjatë orëve të gjata të punës së përbashkët për sa e sa botime e punë me dobi për komunitetin, në shërbimet e tua plot pathos, në zellin e papërshkrueshëm në organizimin e djemve, por jo vetëm…

Gjatë këtyre ditëve je përherë e më shumë në hatrin tim, sepse lëngata e jote na ka përfshirë të gjithëve në një vorbull reflektimesh e heshtjeje meditative mbi jetën, besimin, sprovat, miqësinë, vllazninë pa hile e me shumë dedikim zemre (si ajo, që përherë ke rrezatuar dhe vazhdon të na dëshmosh), përkushtimin në familje, atë me amanetin e familjeve shkodrane në Medresenë tonë, me xhematin, me krejt ata që të njohin, e që patjetër do të më miratojnë me një lëvizje koke plot dashamirësi, që përkthehet në një lutje të sinqertë për ty!

Në shoqërinë tonë të brishtë, shembulli jot mbetet modeli i pastërtisë, i moralit, i përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes për më të mirën!

Sot, të gjithë të përmendim me një lutje, me një shqetësim legjitim, me një kujtim të mirë, me një shpresë që nuk venitet, me një dëshirë të papërshkrueshme që dikush të na lajmërojë: Ia hodhi, elhamdulilah..!

Sot, të gjithë jemi në sprovë me vetveten, kur përmendet rasti yt, krejt jemi të ftuar të lutemi për ty, siç lutet vëllai për vëllanë e tij, pas shpine, duá, të cilës meleku i thotë: Amin!

Sot, krejt jemi në borxh moral e vëllazëror me ty, për çka, çdo gjë që jepet sot për ty, është në realitet një kontribut për të mirën dhe shembulloren në këtë jetë kalimtare, ku përherë e më shumë duhet të japim e të bëjmë për vlerat e shembujt!

Sot… Le të ngelen ca fjalë pa u thënë, sepse çdo fjalë e mirë për ty, nuk është kurrë e tepërt!

All-llahu ta lehtësoftë e qoftë razi me ty, Gazjon Rusi!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 26 korrik 2020

Next Post
Kishte 2 ditë me temperaturë të lartë/ Humb jetën nga COVID-19 shoferi i ministres Spiropali

Kishte 2 ditë me temperaturë të lartë/ Humb jetën nga COVID-19 shoferi i ministres Spiropali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Përfundojnë pa rezultat bisedimet SHBA-Iran në Doha, Trump thyen heshtjen!

July 2, 2026
“Protesta e bukur ia ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës”, Balla nxjerr videon e policit të lënduar: 32 vite në detyrë, sot u gjakos

“Protesta e bukur ia ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës”, Balla nxjerr videon e policit të lënduar: 32 vite në detyrë, sot u gjakos

July 2, 2026
“Shëndetësia 2030”/Koçiu: Jemi në shërbim të qytetarëve, me përkushtim dhe devotshmëri

“Është i njëjti skenar i vjetër”, Koçiu reagon për dhunën në protestë: Kush shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë

July 2, 2026
VIDEO/ Paralajmërimi i Altin Goxhajt pak ditë më parë: Fiksojeni 2 korrikun si datë

VIDEO/ Paralajmërimi i Altin Goxhajt pak ditë më parë: Fiksojeni 2 korrikun si datë

July 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

July 2, 2026
Opozita ‘del zbuluar’ në protestë, Gonxhja: “Qytetarja” qenka kryetare e PD-së në Njësinë 9

Opozita ‘del zbuluar’ në protestë, Gonxhja: “Qytetarja” qenka kryetare e PD-së në Njësinë 9

July 2, 2026
Balla: Mes protestuesve ka persona në kërkim, ja kush është njëri prej tyre

Balla: Mes protestuesve ka persona në kërkim, ja kush është njëri prej tyre

July 2, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

July 2, 2026
“Rama është i shantazhuar”, habit protestuesi me teorinë konspirative për “shpërbërjen” e Shqipërisë

“Rama është i shantazhuar”, habit protestuesi me teorinë konspirative për “shpërbërjen” e Shqipërisë

July 2, 2026
“Opozitë e shitur”/ Protestuesit përplasen me deputetët, “nuk i kursehen” as Goxhajt: Mos bëj negociata

“Opozitë e shitur”/ Protestuesit përplasen me deputetët, “nuk i kursehen” as Goxhajt: Mos bëj negociata

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In