Nga Astrit Patozi/
Rëndësi ka që tani listat e hapura nuk kanë më asnjë kundërshtar të rëndësishëm publik në Shqipëri. Dhe kjo është në fakt edhe mrekullia e kësaj kauze.
Sepse i bëri të përkulen para saj me radhë një e nga një të gjithë “sulltanët” e mëdhenj të politikës. Me hir apo me pahir, kjo është një temë tjetër.
Nuk është barcaletë, por është fakt se pikërisht ata, që i mbanin mbyllur me njëqind dryna deri dje, sot janë në garë se kush t’i hapë më shumë.
Për të tjerat, s’ka problem. Le të vazhdojë kacafytja e zakonshme 30-vjeçare, se Shqipërisë më mirë i del në të gjitha rastet, kur ata zihen, se sa kur ulen e bëjnë pazar.
Zoti Patozi ju jeni per 100% listave te hapura apo sali o do Edi Rama ?