Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin Europian, Zef Mazi, është shprehur i kënaqur me miratimin e marrëveshjes së “5 qershorit” ditën e sotme nga Kuvendi.
Si një kërkesë e rëndësishme nga ana e BE dhe SHBA, Kryenegociatori Mazi shprehet se miratimi i marrëveshjes ka mjaft rëndësi për ecurinë e vendit tonë drejt Bashkimit Europian, teksa po afron dhe Konferenca e parë ndërqeveritare.
Fjala e plotë e Kryenegociatorit, Zef Mazi:
“Jam i kënaqur dhe i gëzuar për miratimin e marrëveshjes të 5 qershorit në Kuvend sot. Ky miratim ka mjaft rëndësi për procesin, për ecurinë tonë integruese, për afrimin e mëtejshëm me BE, drejt vendimeve të rëndësishme në vjeshtë – miratimi i kuadrit negociues për Shqipërinë dhe atë të Konferencës së Parë ndërqeveritare. Përshëndes miratimin e Marrëveshjes, kërkesë e rëndësishme nga ana e BE-së dhe SHBA.”