Monika Kryemadhi sapo ka mbërritur në selinë blu, për tu takuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Kjo lëvizje e kryetares së LSI vjen menjëherë pas përfundimit të takimit të ambasadores së SHBA-ve me presidentin Meta dhe disa orë para mbledhjes së Këshillit Politik në orën 17:00.
Kujtojmë që ditën e djeshme u arrit një marrëveshje mes opozitës parlamentare dhe kryeministrit Rama për paktin e “5 qershorit” dhe ishte kryeministri i cili ftoi menjëherë liderët e opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar hapjen e listave.
Deri më tani për mbledhjen e sotme në “Këshillin Politik”, kanë konfirmuar pjesëmarrjen opozita jashtëparlamentare dhe kryeministri Rama.
/e.rr