Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dale sot me nje reagim lidhur me situaten ne Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, cfare behet me pacientet qe paraqiten ne Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme dhe si veprohet nese ata rezultojne pozotive ne testin per COVID-19.
Me nje deklarate ne faqen zyrtare ne FB, theksohet se “Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk janë transferuar kurrësesi raste të diagnostikuara me virusin Covid-19”.
“Pacientët që dyshohen si të infektuar me virusin Covid-19, izolohen në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë; dhe stafi mjekësor manipulon duke përdorur të gjitha mjetet mbrojtëse për të parandaluar përhapjen apo infektimin me virusin Covid-19.
Për rastet e dyshuara, nëse përgjigjia e tamponit del pozitive, atëherë bëhet transferimi i pacientëve në Spitalin e Sëmundjeve Infektive”- thuhet ne reagim.
Sipas QSUT-se, “Vetëm në rastet kur pacientët paraqesin një gjendje tejet të rënduar dhe është i pamundur transferimi në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, për shkak se mund t’u rrezikohet jeta pacienteve; ata vijojnë të marrin trajtimin mjekësor në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, duke zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19”.
DEKLARATA
Lidhur me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale, mbi trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik sa më poshtë:
Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk janë trasferuar kurrësesi raste të diagnostikuara me virusin Covid-19.
Pacientët që paraqiten në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUNT, mund të kenë nevoja urgjente mjekësore për ndërhyrje reanimatore. Çdo pacient që transferohet në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nga urgjenca apo shërbime të tjera, merr ndihmën e parë të menjëhershme, pasi janë pacientë që mund t’ju rrezikohet jeta, në mungesë të shërbimin mjekësor të ofruar.
Pacientët që dyshohen si të infektuar me virusin Covid-19, izolohen në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë; dhe stafi mjekësor manipulon duke përdorur të gjitha mjetet mbrojtëse për të parandaluar përhapjen apo infektimin me virusin Covid-19.
Për rastet e dyshuara, nëse përgjigjia e tamponit del pozitive, atëherë bëhet transferimi i pacientëve në Spitalin e Sëmundjeve Infektive.
Vetëm në rastet kur pacientët paraqesin një gjendje tejet të rënduar dhe është i pamundur transferimi në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, për shkak se mund t’u rrezikohet jeta pacienteve; ata vijojnë të marrin trajtimin mjekësor në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, duke zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk rezulton të ketë patur mungesa të materialeve mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Në lidhje me pretendimin për mungesën e aparaturave, informojmë që Shërbimi i Anestezi Reanimacionit është i pajisur me aparaturat dhe pajisjet mjekësore bashkëkohore si aspiratorë, respiratorë, shiringa elektrike, monitorë etj., që janë në funksion dhe në shërbim të pacientit dhe plotësojnë të gjitha nevojat për dhënien e ndihmës mjekësore nga personeli.
Pacientët me Covid-19 trajtohen në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe së fundmi edhe në Spitalin Covid 2, i krijuar posaçërisht për të përballuar fluksin e pacientëve të infektuar; gjë e cila po arrihet në saj të punës të palodhur dhe të pandalur të personelit mjekësor të cilin e inkurajojmë të vijojë betejën e nisur me këtë virus të panjohur për të gjithë ne.
g.kosovari