• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Me vajzën kisha lidhje dashurie, erdhi vetë më kërkoi…”/ Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit nga Kruja: S’i kam dhënë kokainë…

by Java News
22/07/2020 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me vajzën kisha lidhje dashurore dhe nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë për prostitucion”.

Ky është versioni i Alket Bratës, 23-vjeçarit nga Kruja, i cili akuzohet për shfrytëzimin për prostitucion të 17-vjeçares, nxitjen e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vendosjen e eksplozivit në banesën e saj pas denoncimit.

“Pretendimet e vajzës janë të pavërteta, pasi nuk e kam shfrytëzuar për prostitucion. Me vajzën kisha lidhje dashurore dhe e kam trajtuar si të dashurën time. Ndaj, as që e kam menduar ta trajtoja ndryshe dhe ta përdorja për prostitucion. Nuk e di cili është qëllimi i saj që ka gënjyer, por do të doja shuma të dija. Ajo ka ardhur vetë dhe më ka kërkuar të qëndronte me mua, pasi nuk donte të qëndronte në shtëpi, sepse kishte debatuar me nënën e saj. Do të doja të përballesha me vajzën, në mënyrë që ajo të tregohet e sinqertë, pasi unë s’e kam shfrytëzuar kurrë për prostitucion”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera për grupin e hetimit 23-vjeçari.

Brata u arrestua tri ditë më parë në Tiranë teksa drejtonte automjetin pa patentë, ndërkohë ishte shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, pasi ishte i vetmi nga grupi prej gjashtë personash që nuk ishte arrestuar në operacionin “Nikla”.

alket brata

Alket Brata nga Kruja akuzohet për shfrytëzimin seksual të një 17-vjeçareje dhe tritolvënien në banesën e saj pas denoncimit në Polici. Dje 23-vjeçari ka dalë para togave të zeza.

Gjykata e Krujës vendosi ta mbajë në burg për akuzat që janë ngritur ndaj tij në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të protokolleve të sigurisë për shkak të koronavirusit.

Prokuroria, e cila përfaqësohej nga prokuror Florjan Bonjaku, kërkoi për të pandehurin “arrest me burg”, masë shtrënguese që u pranua edhe nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Mësohet se 23-vjeçari nuk ka preferuar të flasë në seancë, duke i qëndruar deklaratës së dhënë në Polici, ku ndër të tjera mohonte ta kishte shfrytëzuar për prostitucion 17-vjeçaren, duke e konsideruar të dashur.

Ndërkohë që avokati mbrojtës, Aldo Tabaku, kërkoi një masë më të lehtë sigurie për Bratën, lirimin e tij dhe vijimin e hetimeve në “arrest shtëpie”, pasi, sipas tij, 23-vjeçari nuk ka lidhje me abuzimin, shfrytëzimin dhe nxitjen për përdorimin e drogës të 17-vjeçares por “thjesht ka pasur një lidhje intime me vajzën para shumë kohësh”.

Por çfarë thoshte e mitura në dëshminë e saj?

Xh.Xh, në dëshminë e saj thoshte se Alket Brata i ka dhënë kokainë dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me disa persona, njëri prej tyre i njohur si L., “Barkmadhi”.

g.kosovari

Next Post
Shtyrja e masave kufizuese, Minxhozi: Preferoj mos krahasoj Shqipërinë me Italinë! Mund të ketë surpriza

Ruhuni nga Rama me 'Gralin' e shenjtë në xhep

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com