Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Balla shpreh mirënjohjen për kryeministrin Hoti dhe deklaron se Shqipëria dhe Kosova përshëndesin kërkesat e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike të Parlamentit Europian të cilët i kanë kërkuar Presidencës gjermane të miratojë brënda vitit 2020 liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Mirënjohës për takimin me kryeministrin Avdullah Hoti. Ne të dy i mirëpresim dhe përshëndesim kërkesat e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike të Parlamentit Europian, Progresistet, Partia Popullore Evropian, Rinovo Evropën dhe të tjerët duke i kërkuar Presidencës gjermane të miratojë brënda vitit 2020 liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
🇦🇱🇽🇰Grateful to meet with the PM Avdullah Hoti. We both welcome & greet the requests of MEP-s from main EP political groups @TheProgressives @EPPGroup @RenewEurope &others asking the German🇩🇪🇪🇺EUPresidency to approve by 2020 the visa liberalisation for the people of Kosova🇽🇰🇪🇺👏 https://t.co/R0VaCcWm3w
— Taulant Balla (@taulantballa) July 21, 2020
/e.rr