Do të jetë Ljuis Hamilton ai që do të niset i përpara të gjithëve në Çmimin e Madh të Hungarisë. Piloti britanik i Mercedesit fitoi pole-position me kohën 1:13.447 duke vendosur dhe rekordin e pistës përpara shokut të tij të skuadrës, Valteri Botas që ishte vetëm 0.137 sekonda më i ngadaltë. Ky ishte pole-position i 90-të në karrierë për britanikun.
Në vendin e tretë do të niset Stoll i skuadrës Racing Point, i ndjekur nga Sergio Perez po i Racing Point. Në vendin e pestë dhe të gjashtë janë dy makinat Ferrari të Sebastian Fetel dhe Sharl Leklerk, që arritën për herë të parë të kualifikohen të dy bashkë në Q3 në këtë botëror.