“Amnistia’: Rama do të legalizojë paratë e shqiptarëve, Basha kundër

Edi Rama dhe Lulzim Basha ndahen edhe kur kryeministri do te legalizoje parate e shqiptarëve me amnistine fiskale.Në projektligjin për amnistinë fiskale e penale të miratuar nga qeveria e që do të nisë të diskutohet në komisionet parlamentare, deklarimi vullnetar i pasurisë informale të krijuar në 30 vite do të jetë i mundur brenda një afati kohor prej një viti. Në amnisti janë përfshirë pasuritë e paluajtshme, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pasuritë e luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë, shumat në të holla, monedhë shqiptare apo monedhë e huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë, ar apo gurë të çmuar, vepra arti, tituj ose instrumente të tjera të tregjeve financiare. Një element thelbësor i kësaj amnistie është mënyra e taksimit të pasurisë së vetëdeklaruar. Në projektligj përcaktohet se tatimi mbi të ardhurat apo pasurinë e patundshme do të jetë me tre fasha dhe varion nga 5-10%, sipas shpejtësisë së deklarimit vullnetar. Në fashën e parë që përfshin periudhën e 4-mujorit të parë të hyrjes në fuqi të ligjit tatimi do të jetë 5% për vlerën e pasurisë së deklaruar. Në fashën e dytë që korrespondon me 4-mujorin e dytë të hyrjes në fuqi të ligjit, tatimi do të jetë 7% dhe për fashën e tretë, që korrespondon me 4-mujorin e tretë të hyrjes në fuqi të ligjit, tatimi do të jetë 10%.

Subjektet që përfitojnë nga amnistia janë të gjithë shtetasit shqiptarë pavarësisht, nëse janë ose jo rezidentë tatimor në vend, personat fizikë dhe juridikë, si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre. Projektligji përjashton nga aministia të gjithë subjektet, që kanë detyrim detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, ato kriminale si dhe subjektet që kanë ekspozim politik. Partia Demokratike ka deklaruar kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. “Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm 5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%,” tha Tabaku.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vlerësuar se synohet ajo pjesë e ekonomisë që është e pastër, që është vendosur me punë të ndershme dhe se nisma është për të gjithë individët dhe bizneset dhe nuk ka ngjyrim politik. Denaj është shprehur më herët se kjo nismë do të ketë efekt pozitiv pasi për herë të parë përfshihet edhe amnistia penale. “Në çdo përpjekje për amnisti në vitet e kaluara, rezultatet kanë qenë minimaliste, pasi asnjëherë nuk janë shoqëruar me amnisti penale. Projektligji i hartuar përtej amnistisë fiskale, synon edhe amnistinë penale. Kalkulimi për të ardhurat është i vështirë për t’u realizuar. Kjo amnisti bëhet për bizneset dhe individët që do të sjellë për ta një përfitim të shtuar”, ka deklaruar Denaj. (ATSH)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com