Një grindje e momentit për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Patos të Fierit. Për arsye ende ta paditura dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa më pas sherri ka precipituar në përdorimin e thikës
Një 46-vjeçar me inicialet P.S mbeti i plagosur dhe për këtë arsye është dërguar menjëherë me urgjencë në spital, aty ku mësohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 12:20, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/e.rr