Kina ka vendosur masa strikte anti-koronavirus në qytetin e Xinjiang-ut ndërsa rajoni po përballet me një “shpërthim” të ri rastesh me Covid-19.
Urumqi, qyteti me më shumë se 3.5 milion banorë, regjistroi pesë raste të reja me koronavirus pasi konfirmoi rastin e parë në 5 muaj ditën e djeshme.
Frika e një krize të re të Covid bëri që qeveria locale të mbyllë linjën e metrosë të qytetit dhe shërbimet e autobusëve në aeroport. Ndërkohë sot janë anuluar edhe 200 fluturime në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.
Në Urumqi, të gjithë personat që duan të udhëtojnë jashtë qytetit apo dhe ata që duna të hyjnë, duhet të paraqesin një rezultat negativ për Covid-19, të kryer në shtatë ditët e kaluara.
Edhe Pekini nga ana tjetër është goditur nga një “shpërthim” Covid rastesh lokale të lidhura me një treg produktesh deti që nga mesi i qershorit, pavarësisht se shumica e vendit duket se e kishte përmbajtur përhapjen e koronavirusit
Xinjiang, një treg shumice rreth 50 km larg nga Sheshi Tienanmen, kishte raportuar gjithsej 76 raste COVID-19 që nga janari.
/e.rr