Ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut. Gjithsej kanë votuar 922.380 qytetarë ose ndryshe 50.84% e votuesve. Pjesmarrja më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse pjesmarrja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Si rregull, kutitë e votimit dërgohen në Komisioni Komunal Zgjedhor 5 orë pas përfundimit të votimit në rang kombëtar. Rezultatet e para të votimit publikohen në mënyrë elektronike, ndërsa rezultatet e procesverbaleve publikohen 12 orë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Ndërkohë sipas KSHZ rezultatin përfundimtar do të publikohet në një afat pas 24 orësh.
Maqedonia e Veriut është e ndarë në gjashtë zona zgjedhore, ku nga secila dalin nga njëzet deputetë për në parlament dhe teksa në garë janë 15 parti politike dhe koalicione, me gjithsej 1578 kandidatë.
Sondazhet e organizatave amerikane IRI dhe NDI të para pak javëve nxjerrin LSDM-në si partinë me mbështetjen më të madhe në këto zgjedhje, por vetëm me 1 deri në 2 përqind më shumë ndaj rivales konservatore VMRO-
DPMNE.