Një tjetër aktor i njohur humb betejtën me Covid-19.
Aktori Raymundo Capetillo, i cili u bë i dashur për publikun shqiptar në telenovelën “Zemër e egër” është ndarë nga jeta në moshën 76-vjecare si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.
Aktori u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me shëndetin dhe rezultoi pozitiv me Covid-19.
Mbesa e tij tregoi në rrjete sociale se gjendja e aktorit ishte përkeqësuar kohët e fundit.
Sot ai humbi jetën si pasojë e sëmundjes.
Raymundo Capetillo ka luajtur në shumë telenovela disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Fati im je ti”, “Velloja e nuses”, “Pengesat e dashurisë”, “Pasioni”, etj.
/a.r