Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka sqaruar arsyen pse në Shqipëri ka një rritje të rasteve me Covid ditët e fundit.
Në një lidhje për ABC, ai u shpreh se kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave nga njerëzit.
Sipas Koraqit, në të njëjtën situtatë ndodhen edhe vende të tjera si Spanja, Gjermania apo Italia.
“Rritja e rasteve pritej në një farë mënyre si pasojë e mosrespektimit të masave të parandalimit, por edhe hapjes totale që ka Shqipëria si dhe vende të tjera të rajonit, e botës.
Kështu që rritja e kontaktit, rritja e kokës së kontaktit me njëri-tjetrin pashmangëshmërisht do të çoj në rritjen e të sëmurëve me Covid.
Në fakt nuk është vetëm rajoni janë edhe vendet të tjera si Spanja, Franca, Gjermania, Anglia, Amerika kanë një rritje të numrit të sëmurve me Covid.
Biles Spanja dhe Gjermania kanë mbyllur disa rajone. Përjashto Italinë që e kaloj atë fazën dhe pati një nivel mbrojtje nga qytetarët , ndërsa vendet e tjera që patën një karantinë gjatë fillimit të pandemisë kanë një nivel shumë të ulët të popullisës që kanë kaluar sëmundjen dhe në këto kushte të hapjes totale ku nuk ka anjë pengesë dhe në kushtet e mosrespektimit të masave, pra mosmbjatjes së maskave dhe mosrepektimit të distancimit social pritet që numrat të shtohen”, tha Koraqi.
Koraqi ka deklaruar se vaksina për Covid-19, mund të dalë në fund të muajit dhjetor të këtij viti, ose në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Ai tha se nuk është shumë i informuar për një datë të saktë apo për kompaninë, por di që po bëhet një testim i fuqishëm dhe se shumë pranë zbulumit të saj janë angglezët dhe një kompani gjermane.
“Në djeninë time janë duke u testuar rreth 63 vaksina, pra dikush është më afër, dikush është më larg. Në fakt mesa di unë, më afër bërjes së vaksinës janë anglezët dhe një kompani gjermane, ekzakt nuk e di. Megjithatë thuhet që vaksina më afërt mund të jetë gati në fund të vitit, pra në dhjetor, janar. Kompanitë që po prodhojnë, do prodhojnë sasi të mëdhaja dhe do shpërndahet masivisht në të gjithë botën,“- tha Koraqi.
g.kosovari