Një audio-xhirim i ri në kohëzgjatje prej 12 sekondash është publikuar në internet, saktësisht në kanalin e ri në YouTube të ashtuquajtur “Zoki Zhvatësi”.
Në xhirimin e shkurtër dëgjohet se Zaevi që përmend një shumë prej 6 milionë Eurosh duke thënë se “hynë në këtë punë”.
“Në një periudhë u paraqit edhe ai Vasko, vëllai i Dimishkovës. Më dha këshilla, çka të bëj, më kërkon para, domethënë ai do të thotë 6 milionë Euro, them në rregull, hyj në këtë punë”, janë fjalët e transkriptuara në këtë bisedë të përgjuar.
Socialdemokratët përmes një reagimi kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se kanë montuar këtë bisedë. Sipas LSDM-së, në këtë bisedë Zaevi refuzon mitmarrjen dhe hyn në luftë me krimin dhe korrupsionin.
Ndërkaq, në YouTube janë publikuar edhe katër xhirime të reja ku protagonist paraqitet lideri i opozitës Hristijan Mickoski.
Thuhet se përgjimet janë bërë gjatë një takimi me deputetët e përjashtuar të VMRO-DPMNE-së që votuan ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.
Në këto “bomba” dëgjohet se si Mickoski u sqaron atyre se përse nuk duhet të votojnë për Ligjin për Prokurorinë Publike, që do të mundësonte hetimet e ish-PSP-së të kalojnë në Prokurorinë e rregullt.
/a.r
Shengeni ballkanit po funksionon