Amitabh Bachchan, një nga super yjet e Bollywood, ka njoftuar se është pozitiv me koronavirusin dhe tani është shtruar në një spital në Mumbai.
77-vjecari ka deklaruar që familja e tij dhe stafi i janë nënshtruar testit të Covid.
Edhe djali 44-vjeçar i Bachchan dhe kolegu Abhishek kanë rezultuar pozitiv. Bachchan ka interpretuar në më shumë se 200 filma indian në 5 dekadat e fundit. Ai ka qenë gjithashtu një ish politikan dhe drejtues televiziv.