Takimi online mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar, ndërsa mësohet se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti vendosi ultimatume sa i përket dialogut duke këruar integritet territorial, njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.
Ndër të tjera presidenti serb tha se nuk do i pranojë por më pas ka ndryshuar qasje dhe se do të diskutojë çdo hap për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste.”- deklaroi Vuçiç.
Ndërsa kryeministri i Kosovës ka prezantuar 3 parimet kryesore, në të cilat thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe s’mund të jetë pjesë e negociatave, rendi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera kreu i Qeverisë ka deklaruar se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ketë si rezultat edhe fitimin e vendit në OKB për Kosovën.
Hoti ka shtuar gjithashtu se duhet të zgjidhet edhe fati i personave të zhdukur dhe të vendoset drejtësi për të gjitha viktimat e të gjitha formave të dhunës që janë ushtruar nga Serbia gjatë luftës.
Lideri i Kosovës ka thënë se mbi bazën e këtyre parimeve dhe synimeve, Kosova është e gatshme që të vazhdojë tutje dialogun.
/a.r