Pas tërmetit të 26 Nëntorit një nga zonat më të prekura ishte Kombinati ku tashmë do të nisë të transformimi në çdo nivel. Standardi i zonës do të jetë i njëjtë me vendet moderne të zhvilluara ekonomike. Banorët dhe zona nëpërmjet këtij projekti do të kenë hapësira për të ndërtuar një zhvillim të qëndrueshëm për nga ekonomia, mirëqenia, edukimi dhe kultura.
Përreth Kombinatit do të ketë një park dhe që lagjia të ketë një lidhshmëri me këmbësorët dhe që rruga kryesore që është aksi lidhës nëpërmjet kësaj lagjeje mund të futet nën tokë dhe të dalë pas 400 metrave dhe ta lërë sheshin si një element lidhës mes pjesës Veriore dhe Jugore të lagjes me në mes një shesh shumë të bukur.
“Jemi përpjekur të rivlerësojmë elementët themelues të qytetit të Tiranës, dy akset kryesore. aksi kryesor i qytetit të Tiranës dizenjuar nga Gerardo Bozo, dhe mendoj që nëse arrijmë këtu do t’ia dali mbanë që të arrijmë lidhjen duke futur një pjesë të rrugës nëntokë, midis lagjes ekzistuese dhe asaj që ishte dikur Parku Industrial duke shmangur trafikun dhe duke bërë që njerëzit brenda të lëvizin në sheshet kryesore dhe poshtë këtyre vendeve do të ketë parkingje dhe lëvizja e makinave të jenë anash. Bëhet fjalë të transformohet kombinati në një prej qendrave më të bukura urbane të qendrave europiane, ku njerëzit të kenë përparësi. Pra një qytet për të gjithë, që nga fëmijët e deri te të moshuarit e të rinjtë. Do të ketë edhe një seli universiteti, por do të jetë një qytet i përshtatshëm për njerëzit, do të ketë transporte publik. Automjetet nuk do të kalojnë në sipërfaqe, por nëntokë. Atë që kemi bërë me sheshin Italia para Arenës Kombëtare, rruga kalon poshtë dhe lidhja e Sheshit Nënë Tereza me Stadiumit do jetë poshtë”, sqaron arkitekti italian Marco Casamonti.
Krahas apartamenteve të reja për rreth 21 familje, mes të cilave dhe ato për familjet e prekura nga tërmeti, do të ketë edhe 4 institucione të reja arsimore; 9 pika sociale e kulturore, si dhe 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë, Sheshi i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe Sheshi i Gastronomisë.