• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…

by Ardit Rada
09/07/2020 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zhani Ciko

Aty nga mesi i viteve ‘90, në RTSh ku isha i përqëndruar në drejtim të zgjerimit të rolit të veprimtarive radiotelevizive muzikore, si drejtues “mundësiplotë” i departamentit dhe njëherësh drejtor artistik i stinëve koncertore të Orkestrës Simfonike, isha i përkushtuar tërësisht bashkëpunimit me artistë nga jashtë, sepse e mendonja këtë si rrugën më të mirë për integrimin e kulturës sonë muzikore. Shfrytëzoja çdo kontakt të mundëshëm për të plotësuar vonesën e krijuar nga vitet e izolimit.

Në një nga bisedat me mikun bashkëpunues, dirigjentin Vittorio Parisi, mësova se ai ishte impenjuar tërësisht për realizimin e një Koncerti Simfonik, me veprat e kompozitorit Ennio Morricone, në Auditorin e Romës, që sapo ishte përuruar, mbase ende jo i plotë. Pak gjë dinja për “muzikën klasike” të Morricones. Ne dinim muzikën për filmin “Sacco e Vanzetti”, që e kishte qejf ekrani ynë i vogël, apo westeri i parë italian “Për një thes me ar”, a ndonjë tjetër.

“Jo, tha Parisi, një ditë kur e pyeta Ennion për mardhënien me këto zhanre të ndryshme dhe preferencën e tij, ai më tha se fillimisht dhe unë desha të merresha me muzikën e madhe dhe kur miku im, Serxhio Leone, më futi me botën Hollivudiane, thashë me vete: Po fitoj jetën me muzikën e filmit dhe pastaj po i rikthehem asaj seriozes! Po ja që nuk ndodhi kështu. Jam njësoj i dashuruar me të dyja. Përherë e më pak po kam kohë për dashurinë e pare”.

-Shiko Vittorio, ‘gjej rastin dhe propozoi, në se ka dëshirë ta ftojmë për një Koncert në Tiranë në Pallatin tonë të Kongreseve, ku kanë ardhur tani ky dhe ai, madje ta drejtoje ai vetë’, u mundova t’i hedh grepin Ennios unë.

Diçka po vihej në vijë. Ai ishte ngacmuar nga sinqeriteti ynë dhe përshkrimi dashamirës i maestro Parisit, për Tiranën, muzikantët miqësorë dhe pak të zhurmshëm të orkstrës sonë dhe sidomos që në Tiranë s’ke nevojë për përkthyes, askund.

Siç e kam thënë, kur ne na ecin punët, ndodh diçka që “dikush na e sajon”. Kishim mbërritur në të mbrapshtën vitin ’97!

Erdhëm në mileniumin e ri. Kohët po punonin prapë për ne. Unë kisha tejkaluar mendimin e parë, për vetëm Koncertin “Tirana-Klasik” të maestro Morricones. Diçka kisha dëgjuar për problemet financiare të muzikantëve italianë, krizën me orkestrat e Rai-t, etj.

Ja gjetja thashë: Ti propozojmë të vijë të regjistrojë muzikën në RTSh, në studion e madhe të Orkestrës, për më shumë që regjistrimet digitale, që ne nuk i kishim filluar ende, për orkestrat kishin dalë nga moda, kurse tek ne ishin si para 15 vitesh, analoge. Pra ne ishim “ende në mode”.

Nuk u prit pa interes propozimi. U çuan fotot e studios dhe mbi të gjitha një plan pune i favorshëm e i stërhollshëm provash.

Kur në bisedë me zonjën producente të Maestros, nga aksenti i kësaj të fundit dallova se ajo duhej të ishte rumune, unë shpejt e kalova bisedën në këtë gjuhë, si rastësisht i propozova që kostot e tyre tek ne, do ishin më të ulta se në çdo vend tjetër të mundëshëm, bjondja simpatike xhentile, por dhe e rrahur me përvojat lindore të vëndit të saj e më gjerë, premtoi: Atëhere unë do të vij në Tiranë. Nuk tha se kur, por kuptova se ajo njihte tashmë gjithçka për ne. Ermir Krantja që do vinte ato ditë tek ne për një koncert, ishte në dijeni, njihej, bashkëpunonte dhe lobonte për ne.

Biondja sipmatike erdhi, u kënaq nga pritja, humori, restoranti dhe dëshira jonë e flaktë, për të realizuar prodhimin e muzikës së filmave të Morricones, për shtëpitë filmike më të mëdha në botë. Çfarë realizimi madhor. Çfarë triumfi mbi të kaluarën e mbyllur dhe sidomos për strategjinë e shumë artistëve që dëshironin me zjarr në shpirt, që jetojnë dhe prodhojnë artin e tyre në shtëpi, por ta përhapin atë në ekranet e mëdha dhe të vegjël të botës. A s’ishte krijuar orkestra e RTSh-së për këtë? Në fakt ne ruanim destinacionin e saj, por përmasat nuk ishin më lokale, por ndërkombëtare.

Por institucioni kishte ecurinë e vet. Koha kishte sjellë zhvillime të reja. Po lindnin mediat jo publike, me dëshira të mëdha. Brenda zienin debate të egra mes strukturave. Dikush largohej, të tjerë vendosin. Ne qëndronim në skenë a mikrofon, ose dhe “mbaheshim si të fortë”. Pyetjeve preçize të produksionit, “Morricone”, i vonohej përgjigjia.

Kur menaxherja u informua për realizimin real të kontratës etj., kuptoi ngathtësinë administrative dhe ligjore tonën, si dhe probleme të vetat që nuk na i zbuloi. Mes buzëqeshjes dhe mëdyshjes u largua. Na njohu, na vlerësoi për përkushtimin dhe i erdhi keq për dështimin.

Për projektin “Prodhimi i muzikës së filmave Morricone”, mbeti kujtimi dhe respekti i pakufishëm për mjeshtrin më të madh të botës kinematografike dhe besimpatundur, për talentet muzikore shqipëtare. Një vënd tjetër vëllezërish ballkanikë, e kish akaparuar producenten, që nuk i rezistoi kohës tonë të realizimeve të shtrira.

Ndërkohë dhe unë vetë u largova në detyrën mbi dhjetë vjeçare në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kisha realizuar në RTSh dhjetë vjet veprimtarie intensive, brenda dhe jashtë, disa produksione simfonike tonat në disa shtete, si dhe regjistrimin e një opere të rrallë që do publikohej së shpejti. Kënga jonë kishte marrë krahë në disa veprimtari ndërkombëtare dhe gjithashtu një hap e ndante nga kompeticionet më të mëdha europiane. Duheshim shumë me muzikantët dhe një pjesë e mirë e stafit drejtues, që na mbështeste.

Tablloja e dytë e fictionit

Vitet kaluan në një dekadë marramëndëse. Përmes miqve vinin lajmet mbi shëndetin e Maestros, çmimet madhore Oscar, e onorifikime të tjera. Ndonse diku tjetër ruajta lidhje me disa nga miqtë internacionalë të RTSh-së. Dikush dhe ndizte ndonjë xhelozi institucionale, jo dashamirëse. Normale dhe kaq.

Kur u lirova nga impenjimet institucionale dhe dola në “krijimtari të lirë”, më qëlloi në Romë, të më ftojnë në shtëpinë e Morricone junior, maestro Andrea Morricone, djalit të madh të Ennios, njëherësh dhe trashëgues i traditës muzikore familjare. Erdha shpejt në klimën e parë 15 viteve, pa ditur psenë e ftesës. Atmosfera e njohur mirë prej meje. Gjithmonë lidhjet e vjetra përtërihen shpejt.

Përmes diologut, kuptova se ishte dëshira për t’a rrimarë dhe një herë projektin e hershëm të produksioneve dhe koncertit të munguar në Pallatin e Kongreseve. Ah sikur të të realizohej dhe më në fund dhe Maestro ‘Oscar’ ta shkelte tokën tiranase dhe tapetin jeshil, ndonse tashme të vjetruar të Pallatit të Kongreseve?!

Si gjithëmonë koha s’mjafton. Mendova lidhjen e koncertit me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, që e realizonte gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të kulturës në RTSh. E bisedova menjëherë me Anilën, (Varfi) që e kuptoi menjëherë se çfarë sinjifikati kishte relizimi i projektit. Koordinatorja në Romë, Ester Gjika, vajza juriste e të paharruarit regjisor, Viktor Gjika, instaloi linjën direkte me ne. Takime, plane, shpresa, jo vetëm për një herë, por për vijimësi…?!

Prapë koha shqiptare e pamjaftueshme!

Institucionet tona në ngërç. Nuk përfundonin proçeset atje ku mund të realizohej dhe akoma s’kishte kompetencë njeri. Madje dhe vete Film-Festivali Ndërkombetar nuk u zhvillua. Pimë një kafe me Anilën, shprehëm konsideratën për miqësinë dhe…nuk u pamë më.

Kohë pandemie

Të gjithë vuajnë për ardhmërinë. Ka dhe nga ata që ndjekin përditshmërinë. Bëjnë një foto duke qeshur dhe lajmërojnë botën mbarë.

Ndarja me Oscare-t e Artit është më e hidhur se gjallimi është orientues dhe protektor. Do gjehen të tjerë me kohë dhe gjëndja me siguri do marrë udhë…?!

Next Post
Protestat e dhunshme në Serbi, Vuçiç tërhiqet nga vendosja e orës policore

Protestat e dhunshme në Serbi, Vuçiç tërhiqet nga vendosja e orës policore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com