Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar sot në pyjet e njësisë administrative Ungrej në lezhë. Flaket janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet.
Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.
Punonjësit e agjencisë së shërbimit pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhynë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve,.
Po ata kanë hasur shumë vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të thyer malor.
/e.rr