• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy gjeneralë të Guardia Di Finanza në Shqipëri, do të ndihmojnë për hetimet mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave

by Ardit Rada
09/07/2020 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy gjeneralë të Guardia Di Finanza kanë vizituar Shqipërinë, në kuadër të një misioni dy ditor në Shqipëri të delegacionit të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza të Romë

Nisma të reja të mundshme të ndihmës, formimit dhe bashkëpunimit në hetimet ekonomiko-financiare dhe tatimore, ndër të cilat lufta ndaj pastrimit të parave dhe kapitaleve të paligjshme, hetimet financiare dhe pasurore, mbrojtja e shpenzimeve publike dhe antikorrupsionit kanë qenë temë e diskutimit me zyrtarë të lartë Policisë Shqiptare. .

Ata zhvilluan takim edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, si dhe kanë parë nga afër të gjithë punën që bëjnë njësitë italiane policore të stacionuara në pjesë të ndryshme të vendit tonë.

Gjeneral Brigade Cosimo Di Gesù, Kreu i Repartit II për Bashkërendimin Informativ dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, Kreu i Repartit III të Operacioneve, janë pritur në Shqipëri nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci për një mision në vijim të vizitës në Romë të Kryeministrit shqiptar Edi Rama më 23 Janar të këtij viti.

Delegacioni zhvilloi takime të koordinuara nga Ambasada e Italisë në Tiranë, pranë Kryeministrisë si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të vijuar më pas me vizitën pranë ushtarakëve të Guardia di Finanza të pranishëm në Shqipëri (24 njësi në Durrës e Vlorë) me praninë e funksionarit  Ekspert të Guardia di Finanza pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Kolonel Luca De Paolis.

Në takimet pranë Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – krahas vënies në pah të një bashkëpunimi të konsoliduar tashmë të pranisë së Guardia di Finanza prej vitit 1997 u diskutuan nisma të reja të mundshme të ndihmës, formimit dhe bashkëpunimit në hetimet ekonomiko-financiare dhe tatimore, ndër të cilat lufta ndaj pastrimit të parave dhe kapitaleve të paligjshme, hetimet financiare dhe pasurore, mbrojtja e shpenzimeve publike dhe antikorrupsionit.

Po kështu, sipas njoftimit të Policisë së Shtetit u theksua edhe një herë gatishmëria dhe vullneti i Italisë për të mirëpritur kërkesat e parashtruara nga qeveria shqiptare, edhe përmes organizimit të kurseve të posaçme të formimit të cilat mund të zhvillohen në të ardhmen në Shqipëri ose në Itali, pranë Shkollës së Policisë Ekonomiko-Financiare në Lido di Ostia (Romë), një qendër e shkëlqyer formimi i Guardia di Finanza e njohur International Tax Academy nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCSE).

“Gjatë takimit me karakter tekniko-operativ të zhvilluar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjeneralët Di Gesù dhe Arbore u takuan me Kreun e Policisë Ardi Veliu me të cilin u përvijua situata e deritanishme e veprimtarisë së Guardia di Finanza në Shqipëri si përsa i përket patrullimit detar të përbashkët ashtu dhe fushatës së mbikqyrjes nga ajri, e cila ka nisur tashmë prej një muaji nën patronazhin e Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme dhe ka për qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit përmes avionit të posaçëm të Guardia di Finanza.

Guardia di Finanzia italiane kryen fushata të mbikëqyrjes nga ajri që prej vitit 2012, duke sjellë risi vit pas viti në mënyrat e kryerjes me qëllim komunikimin e të dhënave gjithnjë e më të sakta autoriteteve shqiptare të policisë përgjegjëse për sekuestrimin në terren të plantacioneve. Takimi, në të cilin mori pjesë edhe Kreu i Zyrës së Ndërlidhjes së Interforcës së Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë (SCIP) në Shqipëri, Zëvendës Kuestor i Policisë së Shtetit Salvatore Gava, mundësoi njohjen më të thelluar të përparimeve të arritura falë skuadrave hetimore të përbashkëta në arrestimin e pjesëtarëve të bandave kriminale italo-shqiptare (gjatë operacionit më të fundit të përbashkët të kryer muajin e kaluar u lëshuan urdhër arreste në ngarkim të 37 shtetasve si dhe u konfiskua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike që kap vlerën e 4 milionë eurove)”, njofton Policia e Shtetit.

Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, me rastin e vizitës, përgëzoi të gjithë Trupën e Guardia di Finanza në Shqipëri  “që – nën drejtimin e Komandantit të Kufirit Detar Nënkolonel Stefano Leccia – kryen një punë të jashtëzakonshme në mbështetje të autoriteteve shqiptare e që dëshmon për afërsinë e vazhdueshme në 360 gradë të Institucioneve tona ndaj atyre shqiptare”.

“I referohem këtu jo vetëm patrullimit të përditshëm të brigjeve dhe administrimit teknik të fushatës së mbikqyrjes nga ajri por edhe afërsisë njerëzore të dëshmuar pas tërmetit, ku që në orët e para të natës ushtarakët tanë që ndodhen në Durrës kryen gërmime mes rrënojave përkrah autoriteteve kompetente shqiptare dhe familjeve të goditura nga tërmeti”, tha ambasadori italian.

Ambasadori Bucci falenderoi në fund Gjeneralët Di Gesù e Arbore “që me këtë mision dëshmuan për vëmendjen që Qeveria italiane i kushton luftës ndaj trafikut të lëndëve narkotike, që mbetet një përparësi absolute dhe një nga kushtet e vendosura nga Këshilli i Evropës për hapjen e negociatave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Ai tha se njëkohësisht vizita konfirmon vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, duke e shtrirë punën në hetimet ekonomiko-financiare e tatimore si dhe formimin, si një mjet thelbësor për fuqizimin e institucioneve shqiptare me qëllim konsolidimin e besimit të qytetarëve shqiptarë në rrugëtimin e integrimit të Vendit në Bashkimin Evropian”.

Next Post
Pas Hajdarit dhe Murrizi shpërthen në akuza ndaj PD-PS: Dy banda, shqiptarët t’i marrin zvarrë

"Vemje pa pigment e spurdhjakë politikë", Murrizi "shpërthen" ndaj "tradhtarëve" të opozitës parlamentare: Shqiptarët duan lista të hapura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In