Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka dalë sërish kundër Ministrisë së Arsimit Sportit e Rinisë për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 korrik, duke e vendosur këtë proces në një situatë të paprecedentë dhe konflikt institucional.
Në një letër dërguar Ministrisë së Arsimit, ku bënë me dije kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, ai shprehet se nuk do ta njohi procesin, ndërsa ka kërkuar hetime nga Prokuroria e Tiranës.
Në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) pranë UT-së dorëzuan kandidaturat për rektor Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani. Por këtë institucion, pra KIZ-in, Koni nuk e njeh, pasi sipas tij i ka përfunduar mandati. Ai thotë se shpalli aplikimet për anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, por për shkak të mungesës së aplikimeve, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.
Nga ana tjetër ai lëshon akuza për Artan Hoxhën, që është njëri nga kandidatët, si dhe Dhori Kulen, dekanin e Fakultetit të Ekonomisë.
DEKLARATA E PLOTË
Në vijim të komunikimeve dhe deklaratave në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës, sikurse ju kam bërë me dije, mbështetur në Urdhrin nr.175 datë 30.06.2020 të Ministrit të Arsimi, Sportit dhe Rinisë, në përmbushje të detyrimeve si autoriteti më i lartë drejtues i UT, në zbatim të nenit 5, pika 3 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, nxorra Urdhrin nr.6 datë 30.06.2020 “Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe Senatin Akademik të UT”.
Gjithashtu, shpalla edhe periudhën e aplikimeve apo të vetkandidimeve për anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të UT dhe të Komisionit të Apelimit të UT, për formatimin dhe miratimin e tyre, si detyrë dhe përgjegjësi e Senatit Akademik të UT, të përcaktuar në nenin 6 dhe 37 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT. Për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT për anëtar të KIZ, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.
Në këto kushte, aktualisht, në Universitetin e Tiranës, nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), sipas kërkesave të nenit 6 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT, si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor në UT.
Kjo do të thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5( pesë) ish-personeli akademik i UT.
Nga ana tjetër, 5(pesë) ish- personeli akademik i UT, të cilëve, sikurse jeni njoftuar dhe sqaruar edhe me komunikimet dhe deklaratat e mia të mëparshme, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020, vazhdojnë të ndërmarrin veprime dhe të nxjerrin akte në funksion të procesit zgjedhor të UT. Këta ish-personel i UT, mbështeten hapur nga të gjithë drejtuesit aktualë të njësive kryesore (dekanët e fakulteteve) të UT, në veçanti nga z.Dh.Kule dhe z.A.Hoxha.
Të gjithë këta persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në rradhët e personelit akademik të UT. Pikërisht ky kaos dhe ky konfuzion, ka prodhuar edhe këtë situatë paligjshmërie në procesin zgjedhor në UT.
Me shkresën nr.1991 datë 08.09.2020 (kliko këtu https://unitir.edu.al/…/uploads/2020/07/Shkrese-MASR-08.07.…), në zbatim të nenit 7, pika 2/e, j, të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, si institucioni që duhet të verifikojë ligjshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve, i kam kërkuar me forcë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të vlerësojë informacionin dhe dokumentacionin që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.
Gjithashtu, me shkresën nr. 1986 datë 8 korrik 2020, i kam kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyëqësor, Tiranë, për të hetuar pikërisht këtë situatë paligjëshmërie, me qëllim për të kthyer në ligjshmëri procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti i plotë Shkresa e Mynyr Konit për Besa Shahinin
/e.rr
Turpi i rejtiratit te USHTiranes duke pasur ne krye nje militant partiak qe i duket universiteti si prone private .Demojracia eshte zgjedhje dhe jo emerim nga lart sic more ti.Dil ne gare dhe po pate kelkqe fito dhe jo te thuash nuk njoh une asnje zgjedhje qe mund te behet per rektoratin e ri