Në Maqedoninë e Veriut vijon rritja e infektimeve me Covid-19, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 78 raste të reja. Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 5 viktima.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët fundit janë realizuar 894 teste për coronavirus, prej të cilave 78 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 26, Kumanovë-4, Dibër-1, Shtip-17, Tetovë-9, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar 5, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Probishtip-3, Vinicë-1, Shën Nikollë-5.
Janë regjistruar edhe pesë viktime, prej të cilëve tre nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 172 pacientë të shëruar, prej të cilëve: Shkupi-72, Kumanova-53, Shtip-20, Prilep-4, Tetovë-10, Veles-1, Gostivar-5, Probishtip-2, Resnjë-4, Negotinë-1.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve nga COVID-19 shkon në 7124, prej të cilëve 3199 janë shëruar, ndërsa 346 kanë ndërruar jetë. Për momentin ka 3579 raste aktive.
/e.rr