Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Turqi në një vizitë zyrtare ku po merr pjesë në samitin ekonomik. Gjatë fjalës së mbajtur rkeu i qeverisë u përqendrua të reforma në energjetikë, duke deklaruar se Shqipëria në këtë drejtim vërteton shprehjen se nuk ka krizë energjetike, por vetëm krizë nga injoranca.
“Përgatitëm një plan veprimi shumë agresiv, që kishte si qëllim krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm. Përpjekjet e qeverisë dhe mirëkuptimi i njerëzve kanë prodhuar një transformim spektakolar. Niveli i mbledhjes së të ardhurave është i lartë, ndërsa niveli i humbjeve ka rënë. Qëllimi ynë është të transformojmë sistemin e energjisë nga barrën më të rëndë në një vetëfinancues, brenda 2018ës. Nuk ka krizë energjetike, por ka vetëm krizë nga injoranca dhe rasti ynë është një provë” deklaroi Rama.