Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas bombardimeve nga ajri në bazat e ekstremistëve të ISIS në Siri kanë ndërmarrë veprime konkrete për kapjen e krerëve të Shtetit Islamik.
Departamenti Amerikan i Shtetit njofton përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tij, vendosjen e një sshpërblimi prej 5 milionë dollarësh për këdo që jep informacione për vendndodhjen Tirad al-Jarba, i njohur ndryshe dhe si Abu-Muhammad al-Shimali.
Ky shtetas ëhstë një prej drejtuesve më të lartë të Shtetit Islamik dhe ai shërben si kreu i Komitetit të Emigracionit dhe Logjistikës në ISIS.
Referuar njoftimit zyrtar të DASH, Al-Shimali është përgjegjës për udhëtimin e personave që rekrutohen nga ISIS. Të gjitha udhëtimet e personavë që i bashkohen ISIS, financohen dhe janë nën kujdesin e Tirad al-Jarba, i cili menaxhon qendrën e rekrutimin në qytetin Azaz të Sirisë.
“Fushëbetejat në Irak dhe Siri, i mundësojnë luftëtarëve të huaj të trajnohen me armë dhe eksploziv si dhe i krijon aksesin për të krijuar lidhje për të planifikuar sulme në vendet e Perëndimit”, thuhet në njoftimin e DASH.