Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për Ahmet Ajetin, shqiptarin e Kosovës, i akuzuar për atentatin e dështuar ndaj kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
16 vite burg ka caktuar gjykata ndaj tij, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Kjo pasi dënimi fillestar u dha me 24 vite burg, ku ulja e 1/3 së dbnimit nga gjykimi i përshpejtuar çoi në uljen e tetë viteve burg.
Shqiptari nga Kosova u shpall kështu fajtor për atentatin ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005.
Atentati ndaj Lul Berishës dështoi pasi Ahmeti, para se të arrinte te vendi ku ndodhej kreu i bandës, u konfliktua me një person dhe nxori armën. Në ato momente ai u vetëplagos aksidentalisht.
Sakaq Ahmet Ajeti, rezulton të ketë qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles dhe Adriatik Colit.
/a.r