Parizienët dinë t’i gjejnë sloganet dhe zgjidhjet grafike për momentet e vështira. E kujtoni “Je suis Charlie” (unë jam Charlie), që doli pas sulmeve terroriste në redaksinë e gazetës së njohur satirike në janarin e shkuar?
Tani ka dalë një tjetër slogan, për të sfiduar terroristët: Je suis en terrasse. Që e përkthyer në shqip, ka kuptimin “jam në tarracë, në kafene, në lokal”. Foto të shumta kanë populluar rrjetet sociale orët e fundit, ku duken njerëz që ndodhen në lokale të ndryshme të Parisit. Një mënyrë interesante për të dhënë mesazhin e jetës që vazhdon…