Ish-pronari miliarder i Formula 1, Bernie Eçlestone ka shokuar sot me një intervistë që ka dhënë për mediat e hujaj në lidhje me racizmin.
89 vjeçari ka thënë se njerëzit me ngjyrë janë më racistë se të bardhët duke shtuar se ka ngeluar i habitur nga qëndrimi i gjashtë herë kampionit të botës Lewis Hamilton që tha se ishte zemëruar kur fansat e tij e mbështesnin me fytyrë të ngjyrosur ne të errët.
“Në shumë raste, njerëzit me ngjyrë janë më racistë se të bardhët”, por kur u sfidua nga intervistuesi për përgjigjen Eçlestone tha se nuk kishte prova për këtë por e kishte “vërejtur” gjatë viteve. Jam i çuditur që Hamilton shqetësohet për këtë. Më vjen shumë keq që ai e merr kaq seriozisht, nuk mendoja se kishte të bënte me të”.-tha ai.
Ndërkohë ai ka folur edhe për heqjen e statujave në Amerikë duke qenë se kishin lidhje me skllavërinë duke e quajtur si budallëllëk dhe se të rinjve u duhen statujat pë të kuptuar ato që kanë vepruar gabim në histori.
“Në këtë mënyrë ata rriten pa menduar fare për këto gjëra. Mendoj se është budallallëk heqja e statujave. Për mua dhe për shumë të tjerë nëpër botë, të shikuarit e vdekjes së George Floyd aktivizoi një dhimbje të thellë, tmerr dhe zhgënjim. Ne si komb i dënojmë shpejt gjestet raciste apo bananet që i hidhet në fushë futbollistëve, por kur është puna për zgjidhjen strukturore të çështjeve racore, njerëzit në pushtet heshtin”-është shprehur Eçlestone.
Kampioni i Formula 1 Hamilton është bërë një mbështetës i zëshëm i protestave anti-racizëm të grupeve Lives Matter dhe këtë muaj mori pjesë në një demonstrim në Londër.
g.kosovari