I pari që ka reaguar ndaj deklaratës së fortë të Ambasadores amerikane Yuri Kim është deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili ka qenë dhe Kryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi.
Ai ka shpërndarë në twitter mesazhin e ambasadores amerikane e cila kërkonte prej klasës politike shqiptare që të çojë përpara reformën në drejtësi.
“Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet & udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen & për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë.” “Komisioni i Venecias: Një Mundësi për të Ecur Përpara”, thuhet në mesazhin e ambasadores amerikane Kim.
Diplomatja thotë ndër të tjera se reforma ka përparuar duke frikësuar ata që nuk e duan.