Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj, eshte ndalur sot ne Sukth, ku kane inspektuar punimet në një prej kantiereve të ndërtimit të një shkolle në zone, e demtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Tanimë shkollat e reja të financuara nga buxheti i shtetit janë në kantier dhe kudo ku tërmeti i 26 nëntorit goditi arsimin, duke shkatërruar shkollat e vjetra, po ngremë një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit”, tha ai.
Pasi ka pare punen ne terren, Rama ka thene se këto shkolla do i hapin dyert në 26 nëntor. “Një pjesë e konsiderueshme e shkollave të reja do të hapin dyert në 26 nëntor dhe në përfundim të kësaj Rilindjeje shembullore nga gërmadhat e 26 nëntorit tragjik të vitit të shkuar, do të kemi 140 shkolla e kopshte të reja, më të forta, më të mira, e natyrisht më të bukura se ato që humbëm në fatkeqësinë e vitit të shkuar”, pohoi ai.
Ndërkohë, ministri Ahmetaj, në prani të Ramës, ndau me publikun dhe një lajm të mirë duke shtuar se brenda kësaj jave hapet faza e dytë për tenderimin e njësive individuale. “65 mln euro po shkojnë për shkolla. Dy lajme të mira, te marten, edhe Fondi Shqiptar i zhvillimit dhe bashkia e Tiranës, hapin fazën e dytë të tenderimit të njësive individuale. Qe do te thote qe nese procesi shkon mire, për 7-8 ditë do të jetë gati kontratat e njesive individuale”, tha ai.
g.kosovari