• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID-19/ Seria A rikthehet pas 100 ditësh, cila nga tre skuadrat do të triumfojë për “Scudetto”-n

by Java News
20/06/2020 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur topi të rrokulliset prej orës 19:30 në Torino-Parma, tifozët europianë të futbollit do të kenë fat: tri ligat kryesore, që u pezulluan nga Covid-19, do të kthehen në veprim. Me përjashtim të Ligue 1, të mbyllur para kohe, garat e tjera kombëtare do të shijojnë emocionet e munguara për më shumë se dy muaj e gjysmë, në kërkim të verdikteve sezonalë. Disa ditë pasi Napoli fitoi me penallti Kupën e Italisë, kundër Juventusit, mbetet të shihet nëse do të ndikojë ky dështim në luftën e bardhezinjve për të nëntën “Scudetto” radhazi.

Beteja treshe në Itali
Pas Bundesliga, La Liga dhe Premier League, sot e ka radhën të rifillojë Serie A. Është ndoshta liga më e dashur dhe e ndjekur nga shqiptarët, për shumë arsye. Gjermania e ka zyrtarizuar kampionin, edhe pse kampionati vijon. Trofeu është nisur drejt duarve të Bayernit. Edhe në Angli, titullin e ka siguruar praktikisht Liverpool për muaj me radhë. Në Spanjë ka rivalitet të plotë mes katalanasve dhe madrilenëve, ndërsa Seria A do të tërheqë më shumë sy se kurrë, sepse midis liderit, Juventusit, dhe të dytit, Lazio, ka fare pak pikë diferencë. Nëse përveç tyre, Interi fiton ndeshjen e shtyrë (para Covid-19) kundër Sampdoria, atëherë do të afrohet me 6 pikë nga kreu.

Kujtojmë se mbeten për t’u luajtur edhe 11 ndeshje në Itali, me avantazhin e Antonio Conte që në javën e 34-t, Juventusi dhe Lazio do të përballen me njëri-tjetrin. Kësisoji, skuadra zikaltër do të ketë një mundësi të shkëlqyer për ta vijuar luftën e titullit deri në fund të sezonit. Ka mjaft dilema për Juventusin e Maurizio Sarri, i cili pas rikthimit në veprim është shfaqur si një hije e trishtuar e asaj që ishte. Kundër Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, dhe në finalen kundër Napolit, secila të mbyllura 0-0, “Zonja e Vjetër” mbeti “thatë”, dy ndeshje radhazi pa shënuar gol.

Kjo nuk ndodhte që nga tetori 2015. Ky rekord i dobët është më domethënës, nëse marrim parasysh rolin e keq që Cristiano Ronaldo ka pasur në të dyja barazimet. Kundër Milanit ai humbi një penallti, në kohën e rregullt të lojës (e dyta me fanellën bardhezi); ndaj Napolit nuk e pati mundësinë të godiste nga pika e bardhë, sepse nuk iu dha mundësia të ishte vendimtar (në të pestën).

Përveç kësaj, për herë të parë në karrierën e tij ai humbi dy finale radhazi: Superkupën e Italisë kundër Lazio në dhjetor dhe atë të Kupës së Italisë, të mërkurën, kundër Napolit. Madje, vetë Sarri guxoi t’i niste një “shigjetë” yllit të tij pas humbjes kundër napolitanëve: “Cristianos i mungon madhështia që i ka lejuar t’i bëjë gjërat në mënyrën më të mirë”. Portugezi, përveç kësaj, është i dyti në garën për “Këpucën e Artë” të Serie A. Më konkretisht, e sheh veten me 6 gola më pak se Ciro Immobile, një nga arkitektët e sezonit spektakolar të lacialëve.

Lazio e pandalshme
Na duhet të kthehemi shumë pas, në shtator të vitit të kaluar, për të gjetur humbjen e fundit të Lazio, pikërisht në vizitën e saj tek Interi (1-0). Për fat të mirë për kryeqytetasit, në ndeshjen e fazës së dytë ata mposhtën Milanin (2-1) në “San Siro”. Bardhekaltrit kanë golaverazh më të mirë edhe se kryesuesit e Juventusit, të cilët i mposhtën 3-1 në fazën e parë, pak para se ta përsërisim triumfin në finalen e Superkupës së Italisë (3-2). Gjithçka mund të përfundojë në një duel të ri mes të dyve, planifikuar në javën e 34-t të Serie A. Aty do të ndahet “torta” e një sezoni të shkëlqyeshëm për kryqeytetasit e Igli Tares.

Beteja për “Këpucën e Artë”
Në 12 javët e mbetura të Serie A, përveç titullit, duhet të vendoset edhe golashënuesi më i mirë. Për momentin, Cristiano Ronaldo është 6 gola pas Immobile. Ciro, para ndërprerjes së kampionatit, shënonte mesatarisht një gol për çdo 80 minuta lojë. Ai ka shumë gjasa të thyejë rekordin e 36 ​​golave, të vendosur nga Higuain në Serie A, në sezonin 2015-2016. Sulmuesi i Lazio garon edhe për “Këpucën e Artë” në Europë. 31 golat, që Lewandowski ka shënuar e bëjnë atë favorit.

Për fat të mirë për Ciro, polaku i Bayernit ka edhe 2 ndeshje në dispozicion, krahasuar me 12 ndeshjet, në të cilat bomberi bardhekaltër mund të rrëmbejë kreun, duke fituar dy “Këpuca të Arta”, në Itali dhe kontinent. Pra, Seria A kthehet 100 ditë më vonë, pa tifozët në stadiume, por me garën më të fortë të titullit në Europë. Më shumë se tre muaj më vonë, tashmë mund të shijojmë sërish emocionet e njërit prej kampionateve të futbollit më të bukur në botë, natyrisht mmë të ndjekurin nga shqiptarët. Sepse atje luajnë edhe mjaft shqiptarë, nga ata kuqezinj…/ telesport

g.kosovari

Next Post
Rama për televizionin kroat: Idetë më të mira për të ardhmen e Europës gjenden në Ballkan

‘Forca vëllezër!’/ Nesër Serbia ka zgjedhje, Rama mesazh nga Tirana: Bashkimi bën fuqinë për Luginën e Bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In