“Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nuk ka qenë qëllim në vetvete”. Keshtu ka deklaruar sot per mediat, kreu i Grupit Parlamentar te PS-se, Taulant Balla, duke theksuar se kerkesa u iniciua pas “mekatit te 30 qershorit”, sipas tij, “mekat i pranuar edhe nga vete Presidenti”.
“Sa i takon shkarkimit të tij, besoj se mëkati i tij lidhur me ligjshmërinë, është i qartë si drita e diellit lidhur me aktin joligjor të dekretit, apo zhdekretimi i 30 qershorit, që ka qenë objekt vlerësimi i një opinioni tjetër. Shkarkimi i presidentit nuk kërkon vetëm 94 vota në kuvend, por dhe një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Venecia sa i përket aspektin sekuencal iu ka dhënë të dyja palëve të drejtë. Venecia thotë; duhet dialog institucional”- tha Balla.
Deklarta
“Shkarkimi i presidentit të republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar nga 55 deputetë është një komision që po vijon punën. Ka pasur një objekt të punës hetimore disa çështje të rëndësishme. Opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kushtetuese e thotë qartë se ka një vakum. Dhe në lidhje me aktin e presidenti duke mos i ofruar mundësi betimi një anëtari për t’u votuar në Kushtetuese. Komsiioni i Venecias është i qartë në këtë pikë. Qoftë dhe presidenti i Republikës nuk mund të ketë të drejtë që pas skadimit të afatit 30 ditor, të mos ia ofrojë betimin. Unë inkurajoj Komisionin që të vijojë punë. Sa i takon shkarkimit të tij, besoj se mëkati i tij lidhur me ligjshmërinë, është i qartë si drita e diellit lidhur me aktin joligjor të dekretit, apo zhdekretimi i 30 qershorit, që ka qenë objekt vlerësimi i një opinioni tjetër. Shkarkimi i presidentit nuk kërkon vetëm 94 vota në kuvend, por dhe një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Venecia sa i përket aspektin sekuencal iu ka dhënë të dyja palëve të drejtë. Venecia thotë; duhet dialog institucional.”,
***
Ajo që ka iniciuar procesin e shkarkimit të Metës ka të bëjë me mëkatin e 30 qershorit, mëkat që edhe ai e ka pranuar, dhe në këtë këndvështrim nuk dua të ripërsëris atë që thashë, por nënvizoj se shkarkimi i tij nuk ka qenë qëllim në vetvete, se nuk idhet me kush është në atë institucin por nga problematikat nga mosrespektimi i ligjit dhe Kushtetutës nga ana e presidentit.
g.kosovari