Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha do bëhen prindër të një fëmije. Pas tre vitesh lidhje duket se çifti i njohur kanë vendosur të hedhin hapin e madh në marrëdhënien e tyre duke u bërë prindër.
Mësohet se këngëtarja është në muajin e parë të shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mjaft mirë. Cifti nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këtë lajm të bukur.
Për Ciljetën ky do të jetë fëmija i dytë i saj, pasi ka dhe një djalë të quajtur Fernando nga një marrëdhënie e mëparshme.
Ndërsa Albani është babi i një djali që ka nga martesa e tij e parë.
g.kosovari