Kreu i PDK-së, Nard Ndoka duket se është goxha i zënë me axhendën e tij politike, aq sa është detyruar që të shkojë me vonesë në emisionin “Arena”.
Ai ka shkuar në emision pas prezantimit të të ftuarve, dhe këta të fundit nuk e kanë lënë që episodi të kalojë pa një batutë.
Batutat:
Roland Qafoku: Kështu do të vini në pushtet ju zoti Ndoka?
Pano Soko: Po, po me vonesë.
Edlira Gjoni: Duke pritur orarin, opozita është në pritje
Nard Ndoka: Ne kemi bojkotuar parlamentin, jo emisionin!