Lëvizja patriotike “Djemtë e Labërisë” kanë tentuar te mbajnë një tubim sot përpara konsullatës greke në Gjirokastër për të kërkuar largimin e Konsullit të Greqisë.
Nëntë prej tyre janë shoqëruar në komisariat ndërsa pjesa tjetër ndodhen përpara konsullatës ku po tentojnë të mblidhen, por nuk lejohen nga policia vendore për shkak të urdhrit të lëshuar nga kryeministri për ndalimin e tubimeve.
“Ne nuk jemi këtu për të denoncuar Greqinë, por konsullin grek në Gjirokastër. Shqiptarët dhe grekët janë një popull.”
Pak ditë më pare forumi “Djemtë e Labërisë” dogjën flamurin e një lëvizjeje greke të cilën e cilësuan si anti-shqiptare, në varrezat e Këlcyrës ku prehen eshtrat e ushtarëve grek.
Një ditë më parë, një minoritar grek dogji flamurin shqiptar në mes të qytetit të Sarandës dhe më pas e hodhi në rrjetet sociale.
/e.rr