I ftuar në emisionin Open në Top Channel, deputeti Myslim Murrizi është shprehur i vendosur se do që të hapen listat dhe të ulet përqindja e pranimit, duke ftuar edhe opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet nismës.
Deputeti pranoi se do bënte pakt edhe me djallin për hapjen e listave.
“Mes listës së hapur dhe pjesëmarrjen time në Kuvend, unë zgjedh të parën.
Kur mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat e mbyllura.
Dua ta ul nga 5% në 2%.Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat.
Mund të jetë edhe Basha e Mediu dakord që ta ulin. Prandaj unë them hajde ulemi e flasim,”-tha Murrizi.